Aplikimet për Lotarinë Amerikane, ndodh ajo që nuk pritej në Korçë

2583
0

Dëshira e madhe e shqiptarëve për tu larguar nga Shqipëria vazhdon të rritet dhe Lotaria Amerikane është një nga mundësitë më të mira për ata që duan të largohen.

Pasaporta, si një kusht i ri në vend të kartës së identitetit ka bërë që të shtohet edhe fluksi i aplikimeve për këtë dokument nëpër zrat Aleat. Ndaj fillimi i aplikimeve ka bërë që qindra qytetarë në Korçë të dynden sa më parë duke iu drejtuar kryesisht njësive që ofrojnë këtë shërbim.

Studiot fotografike janë të parat që reklamojnë këtë mundësi ndërsa ndryshe nga sa ka ndodhur çdo vit shumë prej personave të interesuar për të plotësuar formularin e kanë patur të pamundur pikërisht për shkak të pasaportave.

Kjo ka bërë që shumë prej tyre e kryesisht të rinjtë të drejtohen pranë zyrave të aplikimit për tu pajisur me pasaportë në mënyrë që të mos e humbin shansin  për të qenë pjesë e kësaj mundësie.

Ndërkohë që pranë pikave të aplikimit që ofrojnë këtë shërbim fluksi pritet të rritet gjatë javëve në vazhdim si rrjedhojë e këtij kriteri që u vendos

Në Korçë, pranë zyrës së Aleat, për pasaportë llogariten 130-150 aplikime mesatarisht çdo ditë, një fluks i shtuar ky prej 2 tetorit kur nisi edhe faza e aplikimeve për këtë lotari./Dhorjela Çule/tch/