Ankohej se i dhimbte koka, mjekët shokohen nga ajo që i gjejnë

837
0

Një grua shkoi në spital dhe u tha mjekëve se kishte dhimbje të forta migrene.

63-vjeçarja nga Ha Giang, Vietnam, pasi kreu ekzaminimin, mjekët e diagnostikuan me tumor në fyt dhe i caktuan menjëherë një datë për të kryer operacionin.

Por, teksa doktorët ishin duke kryer ndërhyrjen, u tronditën, pasi zbuluan një krimb të madh. Të shokuar nga ajo që panë, sepse po kërkonin për masën tumorale, ata u përballën me parazitin që po lëvizte. Doktorët thanë se të gjitha shqetësimet zonjës i vinin nga krimbi.

Operacioni është zhvilluar në 6 Janar dhe mjekët, pasi e kanë nxjerrë parazitin nga goja e pacientes e kanë vendosur në një tabaka dhe ai ishte ende e gjallë, pasi lëvizte.

Sipas mjekëve nëse krimbi nuk do të ishte zbuluar ai do të sulmonte sinuset e pacientes dhe kjo do t’i sillte probleme me frymëmarrjen.