Anglia jep lajmin e mire për të gjithë shqiptarët, ja cfarë ka vendosur

586
0

Britania tha se gati do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, për t’iu ndihmuar vendeve të këtij rajoni që të trajtojnë kërcënimet e përparimit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me drogë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i bëri këto komente në Londër, ku sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës të gjashtë vendeve të këtij rajoni, ashtu si edhe figura evropiane jashtë tij, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Tubimi është samiti i pestë në kuadër të Procesit të Berlinit, i krijuar në vitin 2014, me qëllim thellimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së. REL