Nuk e fsheh më, kryeministri Rama merr Zahon në evente publike, shikoni sa është rritur

516
0

Mesa duket kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund mbrojtjes hermetike të djalit të tij të vogël nga daljet publike dhe mediat.

Rama sëbashku me bashkëshorten Lindën dhe djalin e tij të vogël Zahon kanë qenë të pranishëm në Vlorë, ku kanë ndjekur një shfaqje të dhënë nga trupa e Operas dhe Baletit . ‘

‘Opera në Jeans’ ishte titulluar aktiviteti që mblodhi spektatorë të shumtë dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, ku sigurisht ra në sy fakti që Zaho Rama doli për herë të parë publikisht, sepse gjatë kësaj kohe kryeministri është përpjekur të mos shfaq fytyrën e djalit të vogël dhe e ka mbajtur atë larg mediave.

Zaho përgjatë gjithë mbrëmjes ka pasur në dorë një shpatë lodër, i ulur në përherin e nënës së tij. Ajo që të binte në sy është se të tre familjarët e familjes kryeministrore ishin veshur sport, dhe në kombinim me njëri-tjetrin./opinion.al

 

https://youtu.be/wI1qQUV8_qw