Angli, dy shqiptarët skllevër në serën e kanabisit befasojnë policinë

805
0

Dy djemtë e dyshuar si “viktima të punës së detyruar” u gjetën në serën e kanabisit ditën e djeshme rreth orës 10 dhe menjëherë kanë deklaruar se ishin skllevër në atë serë.

Forcat e West Midlands thanë se i gjetën të rinjtë pasi ekzekutuan një aksion blic në Fisher Street, Anglia Qëndrore.

Dy djemtë janë shqiptarë me moshë 22 dhe 23 vjeç, të cilët tashmë janë marrë në mbrojtje nga policia pasi u gjetën duke punuar si roje dhe si kujdestarë të kanabisit, në atë serë ishin 400 bimë në faza të ndryshme të rritjes me vlerë qindra mijëra paund.

Një zëdhënës i Policisë së West Midlands tha për Birmingham MAIL:

Bimët e gjetura kanë një çmim qindra mijëra paundësh. Dy meshkuj shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeç u gjetën aty dhe tani janë në mbrojtje, pasi dyshohet se ata mund të jenë viktima të skllavërisë modernë dhe për këtë po zhvillojmë hetimet e mëtejshme.”

Ndërkohë, nuk bëhet i ditur identiteti i dy shqiptarëve, por kushdo që ka familjarët e tij në Angli mund t’i shkojë mendja tek i tiji.

Ndërkohë policia ka lajmëruar qytetarët që nëse shohin këto shenja tek fqinji i tyre të lajmërojnë menjëherë dhe shenjat treguese të fabrikës së kanabisit përfshijnë:

-Erë e fortë e vazhdueshme që vjen nga një adresë e caktuar.

-Një gumëzhimë e vazhdueshme.

-Dritare të errëta ose perde të mbyllura gjatë ditës.

-Tuba të mëdhenj që mund të shihen në një banesë të caktuar.

-Drita të fuqishme gjatë natës.

-Banorë që nuk jetojnë në një ambient me orar të plotë, por e vizitojnë me periudha të shkurtra.

-Furnimizimi rregullisht me pleh./Përktheu dhe pështati JOQ.al