Amerikani që jeton në Fier, tregon pse la SHBA për Shqipërinë: më pëlqejnë kafeja..

427
0

Një qytetar amerikan prej me shumë se një viti ka zgjedhur të jetojë në Fier. Ai tregon se cilat janë arsyet që e sollën në Shqipëri bashkë më familjen e tij.

SI JE? ÇFARË PO BËN?

Këto janë disa nga fjalët që ALEXANDER PICARD ka mësuar ne jetesën e tij thuajse 1 vjeçare në Fier. Ai u zhvendos në Shqipëri sëbashku me gruan dhe djalin në shtator të vitit 2023, duke lenë Amerikën.

“Amerika nuk ishte vendi i duhur për ne, kostot e jetesës ishin shumë të larta, çerdhja që ne paguanim për djalin kushtonte më shumë se qerja e shtëpisë. Ushqimet ishin të shtrenjta dhe nuk ishim të sigurt në atë çfarë konsumonim. Shoqëria nuk ishte ajo që ne prisnim, qytetet kishin një rrezikshmëri të lartë, shpesh dëgjojë për të shtëna në shkolla”, tha Picard.

Bashkëshortja e tij është me origjinë nga Fieri, ndaj ky qytet u bë mikpritës për të. Largimi nga Amerika, nuk ka qenë i lehtë për të. Në një vend që nuk flet as gjuhën e tij, përsëri Alexander Picard ja ka dalë të ketë jetën e dëshiruar.

“Unë nuk punoj në Shqipëri, kryer punë online, për një kompani në Amerikë. Mendoj se vendin e bëjnë njerëzit dhe në Shqipëri deri më tani, ma kanë lehtësuar zhvendosje” tha ai.

4 korriku është Dita e Pavarësisë së Amerikës. Një ditë e cila ka shërbyer dhe si një formë reflektimi, mbi atë çfarë ka rëndësi ne jetë.

“Në vend të parë më pëlqejnë njerëzit, më pas ushqimi, më pas pamja që të ofron Shqipëria, kafja pa diskutim, më pëlqen që familja ka një rëndësi të veçantë këtu” shprehet ai.

Shqipëria nuk resht se surprizuari amerikanin.  Ai ka krijuar një profil ne tik-tok, ku tregon çdo diference midis dy vendeve, kurioziteti është tepër i larte.

Të paktën tre vitet e ardhshme, do t’i dedikohen Shqipërisë, rritjes së djalit mes familjarëve dhe në planet e tyre është ardhja ne jetë e një tjetër fëmije.