Tjetër humbje jete në plazh brenda pak minutash, i moshuari humb jetën sapo futet të lahet..

878
0

Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit teksa po lahej në det.

83-vjeçari F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Ky është rasti i dytë brenda pak minutash.

Në Durrës 70-vjeçari J. Gj., banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.