Amerika “hap thesin”, gati paketa 3 trilion dollarëshe, ja kush perfiton

Administrata e SHBA-ve po pergatit një paketë 3 trilion dollarëshe për t’ia paraqitur presidentit Biden. Fokusi është tek infrastruktura dhe hapja e vendeve të reja të punës. Mediet amerikane shkruajnë se diskutime janë duke u bërë edhe për të ulur tarifat në sistemin parashkollor dhe kolegj.

Kjo nismë triliona dollarëshe vjen si pjesë e agjendës kryesore të presidentit Biden për politikat e brendshme “Rindërtojmë më mirë”.

Paketa do të ndahet në dy pjesë. E para që përqendrohet në infrastrukturë, si ndërtime urash, rrugësh dhe shkolla. Dhe tjetra në politikat financiare.

Analistët amerikanë shkruajnë se kjo paketë përcakton prioritetet e presidencës Biden në politikën e brendshme amerikane. Këshilltarët e Presidentit pritet të fillojnë këto ditë edhe kontaktet me grupet e interesit në industri dhe grupet e punës në terren. Të hënën, këshilltarja e Biden për klimën, Gina McCarthy, filloi diskutimet me drejtuesit e industrisë së naftës dhe gazit për betejën ndaj ndryshimeve klimatike.

Një pikë qendrore në paketë mbetet edhe investimi në teknologjinë e lartë, fushë në të cilën Amerika ka konkurrencë të fortë me Kinën.

- Advertisement -

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi...

E RËNDË/ Trafik fëmijësh! Policia gjen 31 foshnja dhe të mitur në një banesë, tre të arrestuar

Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve. Sipas mediave të huaja, autoritetet e Bosnjës gjetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.