Komiteti i Ekspertëve mblidhet per masat e reja anti-Covid, vendimet janë marrë

460
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bere publike masat e reja anti Covid që ka ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Masat e reja mund ti lexoni ketu

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ndryshe nga një muaj më parë, kur shifrat e të shtruarve ishin mbi 600, situata e ditëve të fundit paraqitet krejt ndryshe.

Anëtarët e komitetit prej një muaji, në dy daljen e tyre të fundit nuk ndryshuan asnjë nga masat e vendosura më herët, kur për shkak të shifrave në rritjen kthyen orarin nga 22:00 në 20:00.

Deri më tani kujtojnë se ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.