Ambasada Amerikane publikon kriteret për të aplikuar për vizë të përkohshme punësimi. Janë mbi 15 lloje programesh për viza përmes të cilave mund të punësoheni në SHBA. Konkretisht në një publikim të fundit thuhet se vizat e punës janë të specifikuara, ndaj ju duhet të jeni i kualifikuar për punën që doni të bëni. Ndërkohë punëdhënësi duhet t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen në Ambasadë për shqyrtimin e vizës. “Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA”
Klasifikimet për viza
Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen si më poshtë:
H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy Qeverive, ose projekteve për bashkë-prodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes (100); Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga William Wilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.
H-1C Vizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara (NRDAA në Anglisht) i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. Për të mësuar më shumë rreth ri-autorizimit të kategorisë H-1C, lexoni Publikimin për Shtyp të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.
H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;
H-2B – Vizat e klasifikuara H-2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një certifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës (66,000);
H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjeksi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50);
L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A. të cilët, brenda 3 (tre) viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 (një) vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH.B.A., në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga William Wilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.
O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;
O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;
P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000);
P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;
P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); dhe
Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesëmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.