Ambasadorja amerikane: 3 emra tek listat janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, mund të skualifikohen

377
0

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se 3 persona që janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë janë shpallur non grata nga SHBA.

Kim nuk i përmendi emrat, por deklaroi se ata mund të gjenden në listën e “zezë” të SHBA-ve.

Ndër të tjera, Kim tha se blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ajo u shpreh se ata që blejnë votat, shkelin ligjin dhe turpërojnë veten e tyre.

Yuri Kim: “Janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar. Nuk kam për të folur emrat e tyre, por mund t’i shiikoni dhe të gjeni. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Partitë e kanë marrë në konsideratë, pjesa më e madhe e tyre.

KQZ ka listën dhe është në dorën e prokurorëve dhe institucioneve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Disa kandidatë mund të skualifkohen. Blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që blejnë votat, ju them se po shkelni ligjin dhe po turpëroni veten”.

Sipas saj, disa nga partië politike i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidadë të pastër, por disa të tjera jo.

Ambasadorja Kim zhvilloi një takim në Elbasan me drejtuesit politikë të forcave politike në këtë qark.