“Ambasadori amerikan është një palaço”, plasin replikat..

Deklarata e ambasadorit të SHBA- vë në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të UÇK-së.

Është nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e quan Delawin një palaço, i cili me deklarata të tilla po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ai ka si diplomat.

Madje ai thotë se nëse Delawie ka fakte për këto që i ka thënë, le të paraqitet si dëshmitar në Gjykatë.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, por vetëm me Delawien.

“Ne nuk i rrezikojmë marrëdhëniet me SHBA-të, ne i rrezikojmë marrëdhëniet me Delawie-n, e me ata Delawie-t e tjerë që janë. SHBA i njeh miqtë e vet, SHBA nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së, kështu që Delawie dhe Delawiet e tjerë le të rrinë. Delawie nuk mund t’i thyej rregullat dhe të hyjë në Parlamentin tonë, sikur me hy në stallë të kafshëve, apo siç kanë bërë ushtarët e Delawie-s në kampet e Guantenamos, që kanë keqpërdor të burgosurit. Delawie nëse din që ushtarët e UÇK-së kanë bërë krime le të urdhëron si dëshmitar”, tha ai.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.