Gjyshi që preku zemrat e një kombi

720
0

Një i moshuar ka prekur zemrat e një kombi të tërë teksa edhe në momentet e tij më të vështira ka gjetur ngushëllim tek macja e tij.

I moshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga media turke, po ndizte sobën me dru në shtëpinë e tij kur benzina ka përhapur flakët në banesë. Sipas “Sabah” ngjarja ka ndodhur në distriktin Mudurnu të Bolusë.

Fqinjët njoftuan menjëherë zjarrfikëset, të cilët mbërritën në vendngjarje dhe nisën shuarjen e flakëve.

Teksa shikonte mes lotësh banesën tek i digjej, i moshuari duket se për një moment ka gjetur ngushëllim tek ledhatimi i maces së tij.

Në këtë moment, një fotoreporter ka shkrepur fotot që janë shpërndarë me mijëra herë në të gjithë Turqinë duke sjellë edhe reagim të menjëhershëm të autoriteteve.

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalin, tha se kishte komunikuar me zyrën e Guvernatorit në Bolu, qytet afër Ankarasë dhe ishte vendosur që shtëpia e të moshuarit do t’i rindërtohej nga shteti.

“As xhaxhai dhe as macja nuk do të kenë ftohtë”, tha ai në një tweet. Edhe Ministria turke e Familjes u zotua ta ndihmonte të moshuarin që jetonte në kushte ekstremisht të vështira.

Tv Klan