Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Blinken: Nëse Rusia e ben kete gje, ne jemi gati për…

169
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një mesash të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ambasada amerikane citon fjalët e Sekretarit të Shtetit, i cili shprehet se “SHBA po e mbajnë të hapur derën për zgjidhje diplomatike, por kjo nuk mund të ndodhë pa ndalur sulmi ushtarak”.

“SHBA po e mbajnë të hapur derën për zgjidhje diplomatike, por kjo nuk mund të ndodhë pa ndalur përshkallëzimin ushtarak. Është shumë më e vështirë që diplomacia të ketë sukses kur armët qëllojnë dhe tanket marshojnë. Por nëse Rusia tërhiqet & ndjek diplomacinë, ne jemi gati”,-është shprehur Blinken.