Ambasada amerikane fton qytetarët të hënën në Sheshin Skënderbej: mos e humbisni

115
0

Ambasada e SHBA në Tiranë fton qytetarët që të marrin pjesë në një ngjarje që do të ndodhë të hënën në Sheshin Skënderbej. Referuar njoftimit zyrtar thuhet se dy avionë bombardues amerikanë do dhurojnë spektakël.

“Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht. Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes!

Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s.

Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë”, thotë Ambasada e SHBA