“Amani ore vellezer, sa e keni rrogën”! Shqiptarët ankohen për lekë, por kanë makinat më të fundit dhe me nga dy shtëpi..

271
0

Gazetari shqiptar që jeton në Londër, Arben Manaj, ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i kalojë në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria cilësohet si një ndër vendet më të varfëra dhe shqiptarët ankohen për rrogat dhe kostot e jetesës, ai shtron një pyetje publike.

“Amani ore vellezer a me thoni kush genjen ketu se na trashet!? S’ka shanse me keto rroga qe citohen zyrtarisht te kesh kete nivel jetese?! Ose jane me te larta dhe na ndriconi se na dridhet dora kur dalim ne qe vijme nga andej dhe kemi te ardhura me shume se ketu”, shkruan ai ndër të tjera.

Këto përceptime e kanë lënë “pa fjalë” Manajn kur ka ardhur vet në Shqipëri. Ai thotë se ka parë që lokalet dhe restorantet janë plot, makinat janë më të fundit, karburanti dhe kostot e tjera janë sa në Angli, kurse për rrogat ankohen të gjithë.

Statusi i plotë Arben Manaj:

Vendosa ta bej status nje koment diku ku nuk mora pergjigje per sa me poshte: Jeni te lutur te me ndriconi!

X nje kuriozitet ma shuaj se kurre nuk e kuptoj; ketu ne Shqiperi, te gjithe ankohen s’kemi leke, s’kemi te ardhura, kaq jane rrogat etj etj, nderkohe lokalet e restorantet plote, plazhet dengas, makinat tumllas me nga dy ne shtepia kane disa, karburanti sa ne Londer e rrogat su afrohen, plus me keto tarifa telefonash me keto cmime dritash e uji, etj etj,

Amani ore vellezer a me thoni kush genjen ketu se na trashet!?

S’ka shanse me keto rroga qe citohen zyrtarisht te kesh kete nivel jetese?! Ose jane me te larta dhe na ndriconi se na dridhet dora kur dalim ne qe vijme nga andej dhe kemi te ardhura me shume se ketu!

A mund te me sqaroj ndonjeri si eshte e verteta dhe te bindi me laps sesa e ka rrogen dhe sa i vene shpenzimet qe edhe ne te mos vdesim injorant ose te kemi me c’te mburremi se na thone vendi me i varfer ne Evrope! Nga makinat te pakten nuk duket keshtu!

Po pres deri ne vdekje!