Rregullat per te udhetuar ne Itali, Aeroporti i Rinasit publikon njoftimin e rendesishem

336
0

TIA ka publikuar se fundmi nje njoftim per rregullat e udhetimit drejt Italise

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

  • Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport