‘Alo, babi po na rreh, ejani..’! 13-vjeçari shqiptar telefonon policinë italiane për ndihmë. Ja cfarë u zbulua..

1566
0

“Ejani, babi po na rreh”, ishte thirrja e një djali 13-vjeçar shqiptar, i cili telefonoi policinë në Civitanova Marche (Macerata) duke i kërkuar ndihmë.

Kur policia mbërriti në adresën e dhënë nga i mituri, e gjeti djalin në rrugë, të tronditur dhe të përlotur.

Ai i kishte treguar shtëpinë ku babai vazhdonte të dhunonte nënën e tij, një 42-vjeçare shqiptare.

Efektivët dhanë dhënë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, njëri prej të cilëve kishte plagë nga dhuna e ushtruar.

Babai 47-vjeçar ishte në dhomën e gjumit kur policia italiane hyri brenda banesës dhe e vendosën në pranga.

Gruaja dhe tre fëmijët e tij u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku, nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.