Alkond Bengasi rrëfen si u përgatit grabitja në Rinas: Me Admir Murataj hëngrëm dreke pastaj…

1343
0

Zbardhet dëshmia e Alkond Bengasit, bashkëpunëtorit të drejtësisë për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në 9 prill.

Ai ka thënë se kontaktin e parë e ka pasur me dy kushërijnjtë e tij, Klement dhe Eldi Cala.

Alkond BengasiDuke qenë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do te merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja te largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj, i cili ishte ne shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e thërrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.

Pasi hëngrën dreke morëm furgonat chevrolet, të cilët unë me pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje.

Në bazë të kësaj dëshmie, policia shqiptare po bashkëpunon me kosovaret për identifikimin dhe arrestimin e 2 personave, të cilët dyshohen të përfshire në grabitjen e 9 prillit.