Skip to content

Uau: Fatmir Hysenbelliu merr super dhuratën nga Cristiano Ronaldo

    Një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri dhe ndër më të komentuarit në showbizin shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, ka treguar shpeshherë në rrjetet e tij sociale se është tifoz shumë i madh i skuadrës së Juventusit.

    Së fundmi, në një postim në Instagram, ai ka treguar me krenari arritjet e skuadrës së tij të zemrës, e cila është shpallur kampione e Italisë për të 37-tën herë.

    Fatmiri ka publikuar një foto ku shfaqet me një kornizë në dorë, brenda së cilës ndodhet fanella e Juventusit, e firmosur nga ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, emrin e të cilit mban edhe bluza.

    Me siguri janë të shumtë ata që e ëndërrojnë ta kenë këtë dhuratë të Ronaldos për fansat e tij.