Alesio dhe Aureli nisin ditën e parë të mësimit në shkollën e re në Kamëz, Rama i shoqëron dhe i jep këshilla

Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për dy djemtë Aurelin dhe Alesion që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë.

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre. Ata i ka shoqëruar kryeministri, Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij të punës dhe më pas i ka çuar në shkollën ‘Ahmet Zogu’ në Kamëz.

Të dy djemtë janë banorë të ri të qytetit të Kamzës dhe komshinj me njëri tjetrin.

Familja e Alesio Cakonit, 10-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë, tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re.

Ata janë sistemuar në një apartament të ri i cili ndodhet në bashkinë e Kamëz. Po kështu edhe familja e Aurel Lalës që humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti janë sistemuar në Kamëz.

Të dy fëmijët kanë  marrë bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës. Ndërsa sot ata i përcjellë Rama për në shkollë së bashku me kreun e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

- Advertisement -

BE lëshon alarmin: Në Shqipëri shiten ëmbëlsira me copa metali. Largojini nga tregu!

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me...

Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja kur rikthehet ora verore

Në natën mes të shtunës dhe të dielës së datës 30 mars, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e...

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë/ Viktimat dyshohet se po udhëtonin me 140 km/h! Flet shoferit i betonieres: Harrova të..

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën, ka pranuar...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.