Skip to content

Alarmi nga koronavirusi, OBSH jep rekomandimet për shëndetin mendor

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka botuar një dokument mbi shëndetin mendor dhe trajtimin e stresit gjatë shpërthimit të koronavirusit.

    Disa nga rekomandimet e tyre përfshijnë:

    1-Shmangni shikimin, leximin ose dëgjimin e lajmeve që mund t’ju bëjnë të ndiheni në ankth ose shqetësim.

    2-Kërkoni informacion kryesisht për të ndërmarrë hapa praktikë për të përgatitur planet tuaja dhe për të mbrojtur veten dhe të dashurit.

    3-Kërkoni azhurnime të informacionit në kohë të veçanta gjatë ditës një ose dy herë. Një rrjedhë e papritur dhe pothuajse e vazhdueshme e raporteve të lajmeve për një përkeqësim të situatës mund të bëjë që dikush të ndjehet i shqetësuar.

    Lexoni këtu raportin e plotë të OBSH