Alarmi! Nëse largimet vazhdojnë me këto ritme, ky qytet Shqiptar do shuhet

1321
0

Jane 317 mijë shqiptarë që janë larguar nga vendi vitet e fundit. Shifrat jane publikuar nga INSTAT.Shifra është kaq e lartë sa zbrazja e nje prej qyteteve me te medha ne vend Fieri apo Durrësi.  Janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, deri në janar 2018, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.

Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur pas viteve ’90, por edhe vitet e fundit ritmi i të ikurve vijon të mbetet i lartë.

Sipas INSTAT shqiptarët e larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2017 arritën gjithsej në 317 mijë persona.

Ky vlerësim u bë duke marrë në konsideratë krahasimin e dy popullsive asaj të popullsisë banuese dhe regjistrit civil. Si bazë u mor popullsia më 1 janar 2018 e regjistrit civil, e cila përmban të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht vendbanimit të tyre (edhe ata që jetojnë jashtë vendit) sipas moshes dhe gjinisë. Kësaj popullsie ju zbrit popullsia e përllogaritur nga INSTAT (përllogaritje vjetore), e cila i referohet popullsisë banuese në vend (personat që plotësojnë kushtin e vendbanuesit të zakonshëm- që jetojnë në vend për 12 muaj ose më shumë).  Në këtë mënyrë u përftua një vlerësim  i shtetasve shqiptarë që nuk jetojnë në vend në 1 janar 2018.

Kjo shifër është më e lartë sesa popullsia e qytetit të dytë më të madh në vend, Fierit, që në janar 2018 kishte 298 mijë banorë, apo Durrësit, me 278.5 mijë banorë.

Sakaq INSTAT ka identifikuar se mosha mesatare e emigrantëve është më e ulët se ajo popullsisë banuese në Shqipëri.

Mosha mediane e popullsisë së diasporës rezulton 32 vjeç, e cila mbështet dhe faktin që emigracioni shqiptar involvon një popullsi të re dhe se diaspora shqiptare është më e re në moshë sesa popullsia banuese në Shqipëri, ku mosha medianë gjatë vitit 2017 shënoi vlerën 35 vjeç.

Emigrimi në dekadën e fundit ishte 56 për qind meshkuj në Gjermani dhe Greqi, dhe 51 për qind meshkuj në Itali. Migrimi në Gjermani akoma ka të ngjarë të jetë i lidhur ngushtë me punësimin (dhe studimin) e cila tregohet nga raporti i ulët e fëmijëve. Në krahasim me të, Italia dhe veçanërisht Greqia kanë një shpërndarje moshore më të gjerë, treguese e migrimit familjar.

Këto shpërndarje moshore të emigrimit reflektohen tek të dhënat në strukturën e  popullsisë së Shqipërisë që aktualisht jeton jashtë vendit siç raportohet në Censin 2011.

Struktura moshore e shtetasve Shqiptarë të regjistruar në Censin Italian 2011 gjithashtu tregon qartë efektet e bashkimit familjar si dhe prezencën e një brezi të dytë: fëmijët e emigrantëve shqiptarë të lindur në Itali.

Sipas të dhënave të raundit të censeve 2010, shtetas shqiptarë që jetojnë në Europë figurojnë të jenë të një moshe të re. Rreth 36% e tyre i përkasin grupmoshës 30-49 vjeç. Shifrat tregojnë se janë femrat ato që dominojnë për grupmoshat nën 15 vjeç dhe 15-29 vjeç, ndërsa meshkujt janë më të shumtë në  numër në grupmoshën 30-49 vjeç (38,6%). Këtë fakt e mbështesin edhe raportet e varësisë të cilat sipas të dhënave të censeve tregojnë se janë raporti i varësisë së shtetasve të rinj  shqiptar 0-14 vjeç ndaj popullsisë 15-64 vjeç është 32.1% ndërsa ai i shtetasve të moshuar shqiptar 65+ është 5.3 %/Monitor