Aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja duke publikuar një fotografi të të shoqit me djalin në krahë.
“Bebi ynë, Bourne. A e ndjen dashurinë, Philip “Bourne”!? Gjithë kjo dashuri”, shkruan Eliza.
Kujtojmë se vitin e kaluar aktorja shqiptare u martua me partnerin e saj Peter Palandjian, në një ceremoni private.
Kjo është martesa e dytë për Peter, ndërsa e para për aktoren shqiptare dhe gjërat në familjen e re duket se po ecin më së miri.