Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, teksa ka qenë me pushime në Spille, ka reaguar ashpër ndaj aksionit të tatimorëve kundrejt biznesit në këtë periudhë të vitit.
Veleshnja shprehet se policia dhe shteti është kthyer në gj obvënës, por pa maska. Me tej Veleshnja ngre edhe shqetësimin, se mirë që mbledhin para nga bizneset, por këto para pse nuk investohen në rrugë, apo në mirmbatjen e zonës.
Nga ana tjetër aktori vë edhe theksin tek propaganda që po bën qeveria, duke shtuar se janë bërë shumë të shplarë dhe se populli nuk i beson.
“Ja kam ardhur në Spille, po ça pushimesh mo vlla po nuk ngeli polici pa ardhur, jeni kthyer në gj obvënësa mo, jeni kthyer në banda pa maska, lëreni mo biznesin se e shk atërruat. Ose hajde 6 muaj më para dua këtë këtë, para se të vijë vera, po ça jeni duke bërë mo, i mb ytët nuk ngëli biznes pa na treguar h allet.
Po mirë nga rruga që vijnë këto tatimorët, se kanë një rrugë këto nga vijnë kur mbledhin lekët, pse nuk i shtrojnë rrugët këto. Po sperkatjen për mushkojnat pse nuk e bëjnë, nëse merr diku edhe jep diku. Nuk hamë bukë kot, njerëzit janë të ndërgjeshëm, se kujtojnë se ja fusin qyetarit, mbaron ky shtet për të na mbrojtur ne dhe duhet të themi: “Faleminderit shoku Edi Rama që na mbroni ne!”
Jeni shumë të shplarë, e di gjithë populli këtë, jeni shumë të s hpifur, kujtoni së bëni propagandë duke thënë që është t urp që popullit t’ia fusni. Kujtoni se ngrihet populli dhe e ha! Rregulloni rrugën një herë nga vini, këto gj obvënësat që vijnë të vjelin taksa, të rregullojnë rrugën një herë.”- shprehet Veleshnja.