Duket se ka marrë përmasa tragjike aksidenti i ndodhur dy orë më parë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, pranë Kishës së Velipojës.
Pasi u mësua lajmi se në këtë aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit Alfa Romeo Edmond Preka dhe djali i tij vetëm 8 muajsh, tashmë mësohet se ka ndërruar jetë edhe vajza e tij 5 vjeçare, ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij, ndërsa është po kështu në gjendje të rëndë vajza tjetër 10 vjeçare, Evisa Preka.