Aksidenti në Milano, flet shqiptari i plagosur: Fluturuam bashkë me sedilje! (VIDEO)

888
0

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Milano, ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

43-vjeçari i quajtur Gjon, ishte udhëtar në tren kur ndodhi aksidenti. Ai u dëmtua lehtë në gjoks dhe u transportua në spitalin “Niguarda” në Milano me kod jeshil.

Gjoni e përshkruan kështu situatën tragjike:

“Ndonjë km para përplasjes u dëgjua një zhurmë, diçka u thye me siguri. Fluturuam jashtë bashkë me sediljet. Pas aksidentit ndihmova një zonjë, më pas një zotëri, për ti zbritur nga treni. Dëgjova britma, zhurma. Kuptuam që treni nuk frenonte më. Ecte drejt dhe nderonte vetë binarët. U bë copash. Dy vagona ishin pa drita. Kam 15 vite që marr atë tren. Treni lëvizte mbi gurë”, tha ndër të tjerash shqiptari.