17.5 C
Tirana

Aksidenti ku humben jetën 4 shqiptarë në Itali/ Del nga koma shoferi 32 vjeçar, nuk flet dhe s’mban mend asgjë

Date:

Share:

Orjol Lame, drejtuesi i makinës që mbijetoi në aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur katër shqiptarë në Itali, ka dalë nga koma tre muaj pas ngjarjes së rëndë. Ai ndodhej në makinë me partneren e tij, djalin e tyre një vjeç e gjysmë si dhe kunetërit e tij, 11 dhe 9 vjeç, të cilët humbën jetën.

Aksidenti më 30 tetor në Via Emilia në Gaida, një komunë në provincën e Reggio Emilia. Tani, tre muaj më vonë, 32-vjeçari shqiptar është zgjuar, edhe pse gjendja e tij neurologjike mbetet mjaft e rëndë. I riu ende nuk është në gjendje të flasë dhe duket se nuk kujton asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Krahas pasojave të rënda për shëndetin, 32 vjeçarit tashmë do t’i duhet të përballet me tronditjen e humbjes shumë të rëndë dhe ndoshta edhe një gjyq. Do të jetë detyrë e një eksperti që të kryejë kontrollet e duhura për të vlerësuar nëse ai është në gjendje ose jo të paraqitet në sallën e gjyqit.

Mediat italiane shkruajnë se kallëzimi duhet të paraqitet brenda 90 ditëve dhe do të jetë vendimtar për akuzën e tij (që në rastin do të ishte vrasje në rrugë dhe drejtim i automjetit nën efektin e drogës, duke qenë se nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe droga.)

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.