Aksidenti i rëndë me 7 te plagosur, mes tyre 5 fëmijë, Policia ben njoftimin e fundit..

3978
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 Dhjetor) në rrugën aksin Levan-Tepelenë. Dy makina janë përplasur në Poçem në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi”.

Policia thotë se nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Mes të lënduarve ka pesë fëmijë.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Vogëlushja 2-vjeçare paraqitet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ajo është futur menjëherë në sallë të operacionit. Sipas burimeve e vogla është përmendur në sallë pasi rrezikonte gjendje kome.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, por dhe ekspertë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Deri më tani nuk dihet dinamika se çfarë ka ndodhur.

Siç duket edhe nga dëmtimet, të dyja makinat janë përplasur shumë fort