Aksidenti e la të paralizuar të riun shqiptar, italiania nuk e braktisi, i thote po propozimit për martesë (VIDEO)

Edison Hasani, një i ri nga Elbasani dhe partnerja e tij italiane, Alexandra Dimache janë bërë viralë në Tik Tok me videon e tyre të propozimit për martesë. Përveçse një moment i rëndësishëm dhe shumë romantik i tyre, propozimi vjen në një periudhë të vështirë për Edisonin i cili ndodhet në karrige me rrota.

Gjatë një lidhjeje Skype me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Edisoni dhe Alexandra rrëfejnë historinë e tyre. Ata janë njohur 3 vite më parë ndërsa aksidenti ndodhi vitin e shkuar.

Edison Hasani: E njoha para 3 vitesh që unë duke dalë me shoqërinë, kështu e njoha dhe thashë hajt të bëjmë një dalje më shumë se shokë.

Katerina Trungu: Bukur. Ti ishe në karrige me rrota ndërkohë?

Edison Hasani: Jo, jo.

Katerina Trungu: Pra ka ndodhur diçka gjatë këtyre tre viteve?

Edison Hasani: Po. Vitin që kaloi bëra një aksident me makinë.

Katerina Trungu: Kuptoj. Le të thuash ishte një surprizë në jetën tuaj kjo gjë, për të dy një moment… nuk është se të ka njohur në karrigen me rrota Alexandra.

Edison Hasani: Jo, jo. Më ka njohur në këmbë.

Agida Koçi: Çfarë ndodhi në atë aksident?

Edison Hasani: Dola jashtë rruge dhe humba gjithë lëvizjen e këmbëve, trupit.

Agida Koçi: Po tani si je?

Edison Hasani: Mirë, të themi.

E fejuara e Edisonit, Alexandra shprehet se për të gjendja e tij nuk përbën asnjë ndryshim.

Alexandra Dimache: Normale, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Katerina Trungu: Por faktikisht jeta ndryshon, apo jo?

Edison Hasani: Po, në kuptimin e plotë po.

Katerina Trungu: Megjithatë, si e keni ndihmuar ju njëri-tjetrin për ta zgjidhur dhe për të mos e ndierë gjithë këtë peshën që vjen pas një aksidenti të tillë?

Edison Hasani: Duke i ndenjur afër njëri-tjetrit. Them që është ajo gjëja më kryesore. Të paktën për mua ka qenë ajo.

Agida Koçi: Ju a jetonit bashkë më përpara dhe a jetonit bashkë tani?

Edison Hasani: Po, jetonim bashkë më përpara, po.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.