15.5 C
Tirana

Aksident tragjik, shuhet familja që kthehej nga dasma

Date:

Share:

Një aksidenti rëndë me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Një automjet tip “Suzuki” ka përfunduar në kanal, në fshatin Varibop dhe viktima në aksident kanë mbetur tre pjesëtarë të një familjeje, ndërsa mësohet se ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Makina me targa IHZ1755 dyshohet se ka dalë jashtë rrugës gjatë orëve të mbrëmjes, pasi drejtuesi Fisnik Murataj ka humbur kontrollin. Mjeti u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, dhe mësohet se viktimat, dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre, janë pjesë e familjes Murataj nga fshati Kute e Mallakastrës.

“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe identifikimin e plotë të viktimave.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.