Azil në Gjermani? Spanja ofron punë dhe strehim për familjet me fëmijë

Kryebashkiaku i një fshati spanjoll ka dalë me një zgjidhje origjinale për të evituar që shkolla e fshatit të mos mbyllet për shkak të mungesës së nxënësve.

Ai planifikon t’i ofrojë familjeve me fëmijë një vend pune dhe strehim me qira për 50 euro në muaj, në këmbim të vendosjes në Portell, një fshat në Spanjën lindore.

“Ne u takuam me bordin e shkollës në janar, para se të fillojë semestri i dytë dhe kishte në total 7 nxënës. Vitin e ardhshëm do të ishin vetëm katër dhe ishin dy motra dhe dy vëllezër. Mësimi do të ishte monoton, duhet më shumë diversitet”, thotë kryebashkiaku Alvaro Ferrer.

Dhe ai ka marrë me qindra reagime ndaj apeleve të tij, me njerëz nga e gjithë Spanja, e madje edhe nga disa vende të Amerikës Latine si Argjentina dhe Kolumbia. Por, duke qenë se qyteza ka vetëm shtatë vende pune dhe tre ambiente akomodimi për të ofruar, kryebashkiaku i ka kërkuar të interesuarve të dërgojnë aplikime për shqyrtim.

Nxënësit e përzgjedhur u morën në pyetje nga bordi i shkollës javën e shkuar. Më 4 prill, fshati Portell njoftoi se 10 familje mund të vendoseshin në fshat në fund të vitit shkollor dhe katër fëmijë të rinj do të nisnin mësimin vitin e ardhshëm.

Erica Venturia është një nga banorët e rinj të Portellit, me të shoqin dhe dy vajzat e tyre. Ajo tregon se e kishte lexuar ofertën kur ishte e papunë. “Kemi kaluar kohë të vështira dhe jemi të ekzaltuar nga kjo mundësi e re”, thotë Erica.

Duke folur për familjet e përzgjedhura, Ferrer thotë se ato do të ishin zgjidhje nëse vendosin të qëndrojnë në Portell. Sidoqoftë, ai thotë se i ka ruajtur të dhënat e kandidatëve të tjerë, në rast se nuk funksionon me familjet e përzgjedhura.

Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi. Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë.

- Advertisement -

“Amerika është punë-shtëpi”, Pas 17 vitesh në Amerikë, kthehet në atdhe: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar në Sarandë një takim me sipërmarrës të cilët kanë zgjedhur të kthehen nga emigrimi...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.