Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy persona, mes tyre një i ri shqiptar 19-vjeçar

1
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në rrugën provinciale 82 që lidh Acquaviva delle Fonti me Gioia del Colle. Tre makina janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ku një prej tyre është një 19-vjeçar shqiptar. 

Sipas raportimeve të para nga mediat vendase, dy nga makinat janë përplasur me pasoja shkatërruese, ndërsa viktimat janë drejtuesit e automjeteve. I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 44-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në spital. 

Shoferi i një makine të tretë, raporton Ansa, ka mbetur i padëmtuar. Grupi hetimor dhe karabinierët ndodhen në vendin e aksidentit tragjik dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.