E trishtë! Nëna e braktisi 9-vjeç dhe e rritën gjyshërit, historia rrënqethëse e 19 vjecarit që humbi jetën në Santorini!

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim dhe kishte shkuar në Santorini për të punuar, për të siguruar për vete një jetë të mirë.

Historinë e Aurelit, e tregon Sabail Gjyni, miku i jetimores ku u rrit 19-vjeçari.

“Aurel Elezi që në moshë 9 vjeçe u braktis nga mamaja e cila u martua në Bosnjë me një burrë tjetër. Babai i tij ishte pijetar dhe nuk punonte. Disa komshij e ndihmuan për ta çuar djalin te një shoqatë turke për bamirësi. Ata e shkolluan dhe e rritën deri në klasën e 9-të në moshën 15-vjeçare.

Unë aty e njoha Aurelin.

Gjithmonë ku bisedonim më thoshte: “Dua të takoj mamin.” Kishte shumë deshirë të takohej me të edhe pse nuk kishte asnjë kontak, por ëndrra dhe deshira e tij ishte madhe. Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare në Kamëz, ai iku në një fshat të Kukësit te njerëzit e mamasë për të gjetur kontakt për mamanë. Nuk e di nëse e takoi të ëmën, por ata njerëz që e mbajtën ishin gjyshja dhe gjyshi. Njëri prej atyre humbi jetën. Kur Aureli arriti moshën madhore 18 vjeç, ëndrra e tij ishte që të kishte një shtëpi ku të ndërtonte familjen e tij të munguar. Ai ndenji 2 vjet në Santorini të Greqisë dhe aty humbi edhe jetën. Jeta e një njeriu të vuajtur, plot halle, merr fund në mënyrë kaq tragjike, në vendin ku iku për të përmirësuar jetën.

Tani është një biznesmen që po i mbulon shpenzimet e varrimit dhe po presin trupin e pajetë të vijë nga Greqia dhe do varroset në Valias, në Kamëz.”, tha Gjyli në DritareTv.

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.