Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Livorno të Italisë.
Viktimë është një 35-vjeçar me iniciale H.T. Aksidenti ndodhi në Castagneto Carducci të premten. Si pasojë e kësaj ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sipas hetimeve të para, në makinë udhëtonin si viktima dhe i lënduari. Ata janë përplasur me një pemë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë aq sa të dy kanë fluturuar jashtë makinës. 35-vjeçari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua me helikopter në spital.
Policia italiane vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.