Aksident tek qendra tregtare “Toptani”, 4-vjeçarja ra nga shkallët elektrike, përfundon në reanimacion, detaje..

Detaje të reja kanë dalë në “dritë” nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në qendra tregtare “Toptani”, në Tiranë.

Një vajzë 4-vjeçare pësoi një aksident teksa u rrëzua në hapësirën mes shkallëve elektrike të katit të tretë. Nga detajet e para bëhet me dije se pas aksidentit vogëlushja ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës.

Mësohet se e mitura ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup. Gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.

  • Çfarë njoftoi policia?

“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.