Skip to content

Ra nga shkallët elektrike të ‘Toptani’/ 4 vjecarja futet në reanimacion, dëmtime në kokë dhe fraktura në trup

    Ngjarja ka ndodhur teksa prindërit ishin në dyqane dhe e mitura është afruar tek shkallët dhe ka rënë aksidentalisht.

    TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet, ku një 4-vjeçare është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.

    Menjëherë, e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku sipas informacioneve ndodhet në reanimacion. 4-vjeçarja raportohet se ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup.

    Gjendja e saj paraqitet stabël dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit. Ngjarja ka ndodhur teksa prindërit ishin në dyqane dhe e mitura është afruar tek shkallët dhe ka rënë aksidentalisht.