Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e lënë pas, nv qendër të Tiranës.
Një automjet ka dalë nga rruga duke hyrë brenda një lokali të vendosur në kryqëzimin e “9 Katësheve”.
Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar, por nga fotot që ka publikuar JOQ duket se dëmet materiale janë të shumta.
Shpejtësia e madhe mendohet të jetë shkaku i aksidentit, ndërsa policia shkoi në vendngjarje për të kryer hetimet.
Për sqarimin e rrethanave u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në polici.