Aksident i RËNDË! Shoferja me shpejtësi të lartë përfundon brenda oborrit të shtëpisë

2775
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Nato” në Kamëz, ku një automjet është përplasur me murrin e një banese.

Mësohet se një shofere duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën ku ishte, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie duke shkatërruar edhe një pjesë të saj.

Për fat të mirë në momentin e aksidentit, në rrugë nuk ka patur fëmijë apo kalimtarë, teksa vetë drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.