Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Viktima është Adenajd Hoxha.
Mediet vendase bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, Itali, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përplas me një kamion.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.