Skip to content

Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë shoferi

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës.

    Ngjarja ka ndodhur në “Sektor Rinia”, ku ende në rrethana të paqarta, një automjet ka dalë jashtë rruge dhe përfunduar në kanal.

    Burime policore bëjnë me dije se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje po punohet për nxjerrjen e mjetit nga uji.