Aksident i rëndë, humbin jetën dy turistë italianë

683
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Ksamil. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. 

Nga aksidenti kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët ishin turistë italianë. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

Informacion paraprak i Policisë së Sarandës:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.