Akademia e Shkencave paralajmëron një valë të tretë infektimesh në vendin tonë

422
0

Imunizimi i popullsise ne vendin tone mendohet të jetë rreth 50% , por kjo nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi.

Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave, Alban Ylli, kërkoi kujdes pasi sjellja mund të na orientojë drejt një vale tjetër infektimesh.

U vlerësua se Shqipëria aktualisht ka një risk të moderuar të infektimit me koronavirus.

“Ne kemi një risk të moderuar drejt uljes, por risku mund të rritet dhe në varësi të sjelljes në vjeshtë apo dimër të kemi një risk të ulet apo një tjetër valë me rritje dhe humbje jete të panevojshme”, tha ai.

Ekspertët e imunizimit po punojnë në drejtim të mbledhjes së të dhënave mbi efektet e mundshme anësore pas vaksinimit.

“Ne kemi trompocitopeni pas vaksinimit, me Pfizer, me Astra Zeneca, me të gjitha vaksinat po punojnë për të gjetur  lidhjet shkakësore”.

Nga raportet e deri tanishme vihet re se 60% e popullatës është provaksinimit.

Deri më tani në vend janë vaksinuar me dy doza vaksine mbi 20 mijë persona.

Rreth 300 mijë persona kanë marre një dozë vaksine.