Agravon lufta brenda PD, Albana Vokshi ndërmerr aktin e fundit ndaj Bashës, ‘goditja e fortë’ që sapo i dha do e ‘trullosë keq’

187
0

Nuk ndalet lufta mes demokratëve, tashmë të ndarë në dy frone.

Albana Vokshi, e cila është reshtuar krah Sali Berishës është “hakmarrë” ndaj asaj që bëri Lulzim Basha duke i hequr asaj të drejtën e aksesit të faqes zyrtare të Forumit të Gruas së PD-së.

Ajo ka hapur një faqe të re në rrjetet sociale të Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare. Më 13 nëntor Vokshi do të denonconte faktin e heqjes së kontrollit të faqes sociale të Forumit të Gruas, duke e cilësuar si uzurpim dhe besëprerje.

“Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH. Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së.

Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH”, do të reagonte Vokshi më 13 nëntor.