Aeroporti i Rinasit jep lajmin e mirë: Në Greqi mund të hyjë kushdo që plotëson këto 3 kritere

960
0

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes ka njoftuar një lajm të mirë sa i takon udhëtimeve të shqiptarëve drejt Greqisë, për turizëm apo çfarëdo.

Nëse keni pasaportën biometrike atëherë mund të kaloni lirshëm. Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1) Test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)

Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

Për më shumë informacion lexoni njoftimin e mëposhtëm të bërë nga TIA.

Lajm i mirë

Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike

Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1) Test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)

Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.

Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.

Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.

Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.

Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Aegean Airlines