Abuzimi me pronat në bregdet, Apeli vendos për kryebashkiakun e Lezhës dhe të tjerët

438
0

Gjykata e Apelit do të vendosë sot lidhur me ankimin e Prokurorisë së Lezhës pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që vendosi lirimin e shumicës së të arrestuarve për abuzimet me pronat në Lezhë, përfshi edhe kryebashkiakun Fran Frroku.

Sipas prokurorisë ka prova të mjaftueshme dhe për këtë kishte kërkuar masë tjetër sigurie ‘Arrest me burg’.

Në burg mbetën vetëm juristi i bashkise, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë, ndërkohë që u lanë në hetim në gjendje të lirë kryebashkiaku dhe një pjesë e zyrtarëve të bashkisë.