A mund të ketë një situatë më absurde sesa kaq?

699
0

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht reale, e prekshme dhe e dallueshme lehtësisht në skenën politike shqiptare. Posti, pushteti, interesat personale, janë gjithmonë më të rëndësishme sesa ato të Shqipërisë e shqiptarëve.

Njëra palë protestonte e klithte kur liberalizimi i vizave ishte në derë, tjetra lobon që hapja zyrtare e negociatave të mos ndodhë. A mund të ketë një situatë më absurde sesa kaq? Për hir të së vërtetës secila palë shikon interesin e saj momental, favoret politike, ndikimin tek zgjedhësit apo dekoratën që do të vërë në gjoks në rastin e një suksesi.

Ulja me çdo kusht e imazhit të vendit, akuzat në sy të ndërkombëtarëve, përdorimi i mediave të njohura e të panjohura, i politikanëve apo gazetarëve të ndryshëm europianë, janë instrumentat e preferuara të politikës shqiptare. Secila palë ka të sajat, vetëm paratë, ato që jepen nën dorë janë të shqiptarëve… Pra në thelb shqiptarët paguajnë për t’u vetënxirë dhe për të frenuar me çdo kusht avancimin e projektit të palës që është në pushtet.

Për politikën posti është personal, i krerëve të saj dhe i të gjithë shpurës që i bën hije. Ndaj askush nuk duhet habitet kur shikon shkrime, analiza, komente e lajme deri edhe në prestigjozet europiane që bombardojnë.