A mashtroi botën Korea Verut me daljen e Kim Jongut në ekran? Fotot krahasuese ku linden dyshimet

840
0

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un pas tre javësh larg publikut, u rishfaq serish se fundmi.

Kim Jong u pa para disa ditësh i buzëqeshur dhe në formë të mirë shëndetësore.

Por fotto kanë shkaktuar debate të shumta në internet ku thuhet se njeriu që doli në publik ishte sozia dhe jo diktatori aktual i Koresë Veriore.

Veshët dhe dhëmbët e Kim kanë qenë në fokus, shumë duke krahasuar imazhe të datuara të një Kimi të ri, me fotot e fundit të javës së kaluar.

“Nuk është i njëjti person. Nuk jam i sigurt nëse na përshtatet për të shkuar bashkë me të apo jo, por këto të dy nuk janë të njëjta,”- shkruan blogerja britanike Louise Mensch.

Jennifer Zeng, bloger që ka një qëndrim të ashpër kundër Partisë Komuniste Kineze, ndau foto të shumta që kanë fituar vëmendje në internet.

Ajo shkruan krahas fotove:

“A po shfaqet Kim Jong-un? 4 gjëra për të parë: 1. Dhëmbët 2. Veshjet 3. Flokët 4. Motra”.

Zeng gjithashtu ndau një fotografi ku theksohej një pikë në kyçin e dorës së Kim, megjithatë, ekspertët thanë që gjatë fundjavës se kjo mund të lidhej me një procedurë kardiovaskulare, për të cilën disa besojnë se ishte arsyeja e mungesës së tij të fundit.

Duke pasur parasysh se informacionet që dalin nga Korea e Veriut janë shumë shpesh të kontrolluara dhe të kufizuara, autoritetet shtetërore nuk kanë nxjerrë asnjë të dhënë apo koment për shenjën në dorën e Kim Jong Un.