A jetonte Koço Devole në shtëpi me qira? Djali i tij prek me fjalet: Nuk u mor me politike se..

1119
0

Djali i aktorit të humorit Koço Devole, i cili u nda të dielën nga jeta pak dite me pare, ka prekur me rrëfimin e tij kushtuar babait.

Nga homazhet që po mbahen në nder të babait të tij ditën e sotme, Genci Devole tha se Koço ishte një baba dhe burrë i mrekullueshëm.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, – tha ai për News 24.

I pyetur nga gazetarët se ai iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia, djali i aktorit u shpreh: “Virtyti i kujt është kjo, drejtësia… Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij”.

Genci thotë se babai i tij, Koço Devole “besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do ti humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij”.