A e dini se çunaku me Enver Hoxhen sot është bërë “aligator” që gëlltit miliarda nga xhepat e shqiptarëve?

629
0

Mos u çuditni, por ky çunaku në fotografi, futur mes çiftit të ish-sundimtarëve diktatorë dhe prindërve të tij është Henri (Naim) Çili, dalë gjatë një vizite, që Enver Hoxha bëri në fshatin në Labinot dhe posaçërisht, në familjen e tij si “strehë besnike e partisë”.

Në atë fotografi, ish-Naimi Henri Çili, ka dalë në kohën kur ishte fëmijë dhe hante bukë me marmalatë në fshat, ndërsa sot është një nga 7 ortakët e Universitetetit Europian të Tiranës, që po bën kërdinë me fondet publike të arsimit shqiptar, dhënë nga çdo qeveri majtas e djathtas, por edhe që zhvat studentët, me pagesën e paligjshme 20% TVSH mbi faturën e studimeve, ndërkohë që me vendim qeverie për projektin shtetëror “Nxitje dhe mbështetje e arsimit të lartë privat”, ai paguan vetëm 6% taksë TVSH.

(Sipas raportit të auditetit të pavarur)/Pamfleti